PDK

Floretë Zejnullahu: PDK e konsideron skandaloz dhe të ngutshëm vendimin e Qeverisë Kurti, për uljen e pensioneve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu ka mbajtur konferencë për media, ku ka kritikuar vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për uljen e shtesave për mjekët, stafin mbështetës shëndetësor dhe për pensionistët. Ajo ka thënë se PDK e konsideron skandaloz dhe të ngutshëm këtë vendim të Qeverisë Kurti, në këtë periudhë, kur pritej rritja e mbështetjes ekonomike e financiare për ekonominë e goditur nga pandemia, për mjekët e punëtorët shëndetësorë, si dhe për pensionistët, marrë parasysh shpenzimet për ilaçe që i ka kjo kategori, e cila është edhe më e rrezikuar se grupmoshat tjera nga pandemia. “Vendimi i kryeministrit Albin Kurti, i marrë në mbledhjen e Qeverisë, për të ulur shtesat për mjekët dhe infermierët për 50 për qind – nga 300 në 150 euro, si dhe për të ndarë vetëm 100 euro për stafin mbështetës teknik është jo i drejtë dhe i papranueshëm, marrë parasysh rrezikun me të cilin ballafaqohen këto kategori gjatë punës së tyre të përditshme në përballje me pandeminë COVID 19. Nuk mjafton vetëm falënderimi për ta, por duhet të ketë edhe vendime e mbështetje konkrete. “, ka theksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …