Florim Isufi: Partia Balliste nga qyteti lindor i Dardanës filloi shpalosjen e programit të saj

Florim Isufi: Partia Balliste nga qyteti lindor i Dardanës filloi shpalosjen e programit të saj

Kjo parti është regjistruar dhe çertifikuar vitin e kaluar nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sot erdhëm në qytetin tuaj e tonin Dardanë me shpalos Programin e Partisë Balliste ku unë si referencë kam marrë ekonomin, turizmin dhe bujqësinë në Komunën tonë të Dardanës.

Dikur Dardana e jonë e dashur ka pasur dy miniera aktive duke punuar. Njëra në Strezocë e tjetra në Karaçevë sot asnjëra nuk funksionon. Pastaj ka pasur katër  fabrika  të mëdha “XIM  Strezoci” ose Magnorohmi me magnezium, fabrikën e pllakave të qeramikës “RIK Karaqeva” e të cilat janë mbyllur e asgjësuar dhe po ashtu e ka pasur tjegulloren “Trajko Periç” në Crepë e cila për fat të mirë është privatizuar dhe punon. Pastaj fabrikën  e llamarinës “IMKOS” e  cila po ashtu  është privatizuar por për fat të keq është jofunksionale. E kemi ngrohtoren e qytetit e cila asnjëherë nuk ka funksionuar dhe bahqet të  cilat herë punojnë  e nuk punojnë.

Problemi më i rëndë është me ujë për të cilin ka shumë premtime e asnjë realizim.

Degë tjetër e zhvilliomit të ekonomisë është turizmi malor i përcjellur me bujqësinë e cila mundet të zhvillohet dhe ka kapacitete te pakufizaua thujase në çdo fshat.

Po ashtu ka burimin natyror të ujrave termominerale që shërohen mbi 25 smundje.

Vlenë të theksohet se në territorin e Dardanës ka pasuri nëntokësore te mbi 30 xeheve që momentalisht asnjë nuk është në shfrytëzim.

 Florim  Isufi është zëvendës-kryetar i parë i Partisë Balliste.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …