Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të qeverisë për përmirësim të mirëqenies sociale dhe zhvillim ekonomik, të dhënat më të fundit ndërkombëtare e rendisin Kosovën ndër shtetet më të varfra në Evropë. Sipas një raporti të publikuar nga WorldAtlas, i bazuar në statistikat e Fondi Monetar Ndërkombëtar për vitin 2025 lidhur me GDP-në për kokë banori sipas fuqisë blerëse, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavia. Raporti vlerëson standardin real të jetesës së qytetarëve dhe evidenton hendekun mes deklarimeve politike dhe situatës ekonomike me të cilën përballen familjet kosovare çdo ditë. Rritja e vazhdueshme e çmimeve, pagat e ulëta, emigrimi dhe mungesa e perspektivës ekonomike vazhdojnë të mbeten ndër sfidat kryesore në vend. Sipas të dhënave të publikuara, Moldavia kryeson listën me rreth 19 mijë e 700 dollarë GDP për kokë banori sipas PPP-së, ndërsa Kosova renditet menjëherë pas saj me rreth 20 mijë e 400 dollarë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
