Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe një herë shprehet kundër Projektligjit për mësimdhënësit e viteve 90-ta

Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe një herë shprehet kundër Projektligjit për mësimdhënësit e viteve 90-ta

Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe një herë është shprehur kundër Projektligjit për mësimdhënësit e viteve 90-ta, pasi që sipas tyre kjo formë e Projektligjit është shumë e dëmshëm për buxhetin e Kosovës. Këtë kundërshtim ata e kanë shprehur në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ku u mbajt dëgjim publik lidhur me Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. Ruud Vermeulen nga ky institucion, ka thënë se pas miratimit të këtij Projektligji edhe kategoritë e tjera do të kërkojnë benificione.

Kurse, zëvendës-ministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë se nuk janë kundër këtij Ligji, por kanë rezerva sa i përket kostos së tij. “Është e pamundur të llogaritet kostoja. Mendojmë që ligji duhet të caktojë saktë kush sa përfiton. Nuk janë të kyçura këto shpenzime sepse s’kemi mundur të llogarisim këto shpenzime. Na del kostoja vjetore rreth 32 milionë euro. MF s’ka asgjë kundër ligjit, ka rezerva lidhur me koston e ligjit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit, Imer Ymeri, ka bërë të ditur se  numri i përfituesve që ka thënë MF-ja, prej 9 mijë e 656 pensionistë është i fryrë dhe sipas tij, në këtë numër është llogaritur se nuk ka vdekur asnjë përfitues. Sipas tij, nga ky numër i bie që të përfitojnë rreth 5 mijë e 900 ish-mësimdhënës, pasi siç tha rreth 3 mijë e 600 prej tyre kanë vdekur. Megjithatë,  Isni Kryeziu nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka theksuar se nuk ka dilema sa i përket numrit të përfituesve, dhe sipas tij, kostoja për tri vitet e ardhshme është 16 milionë euro. Agron Demi nga instituti GAP, ka thënë se kostoja e këtij projektligji është 650 milionë euro, dhe sipas tij, kostoja vjetore e Projektligjit rritet nga 32 milionë euro në 37 milionë nëse miratohet ky Projektligj dhe ai për pagat.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …