Lajme për orën 14:00--- 26.03.2021

Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërtojë bazë ushtarake në kodrën më të lartë në veri të vendit, në Kodrën e Cërrnushës

FSK-ja tani do ta ketë në dorë një prej kodrave më të larta në veri të Kosovës, ‘Kodrën e Cërrnushës’ që ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra. Me vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, kjo kodër do t’i jepet sot FSK-së. Siç është mësuar, aty do të ndërtohet një kamp i madh ushtarak, ku pritet të vendosen edhe njësite të ushtrive amerikane dhe të shteteve të tjera që janë pjesë e NATO-s. s. Duhet theksuar se Kodra e Cërrnushës është e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, Zveçani si dhe një pjesë e Zubin Potokut.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …