Forca e Sigurisë së Kosovës nderon martirët e Reçakut në 27-vjetorin e masakrës

Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi homazhe solemne në Kompleksin Memorial në Reçak, duke vendosur kurora lulesh në nderim të martirëve të kësaj masakre. Delegacioni i FSK-së, u përkujdes që ceremonia të zhvillohej në një atmosferë respekti dhe solemniteti, duke shprehur mirënjohje dhe nder për sakrificën e të rënëve për lirinë e Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se përkujdesja ndaj kujtesës së martirëve nuk është vetëm një akt simbolik, por një detyrë morale dhe historike ndaj të gjithë shqiptarëve. Homazhet u zhvilluan në praninë e familjarëve të dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike të Masakrës së Reçakut dhe të dokumentimit të sakrificës që formoi themelet e lirisë së vendit. FSK nënvizon përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të mbështetur familjet e martirëve, për të kujtuar gjakun e derdhur dhe për të ruajtur respektin e merituar për heroizmin e të rënëve në këtë ngjarje tragjike. Lavdi dëshmorëve të Reçakut – sakrificë dhe heroizëm që do të mbetet i pavdekshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West: Dënime deri në 45 vjet për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit më të madh ndaj ish-krerëve të …