Forcat ushtarake të kriminelit sirian, Bashar al-Assad, kanë përdorur armët kimike në rajonin e Gutës Lindore

Forcat ushtarake të kriminelit sirian, Bashar al-Assad, kanë përdorur armët kimike në rajonin e Gutës Lindore

Forcat ushtarake të kriminelit sirian Bashar al-Assad, pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për një armëpushim një-mujor, sërish kanë përdorur armët kimike në rajonin e Gutës Lindore,  kanë bërë të ditur zyrtarët mjekësorë. Anëtarët e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në rrjetin e tyre social raportuan se regjimi i Asadit në rajonin Shifonije në Gutën Lindore kishte goditur lokalitetin me armët kimike që përmbajnë klor. Të paktën një fëmijë vdiq nga mbytja, thanë ata. Zyrtarët në spitalin Duma thanë se pasojat e sulmit u ndien edhe te 16 civilë, ka bërë të ditur agjencia turke e lajmeve  Anadolia. Regjimi i Asadit në dy muajt e fundit ka sulmuar popullatën civile tre herë me helmin e klorit. Zyrtarët spitalorë theksuan se gjatë bombardimeve, përveç sulmit me armët kimike, pati edhe sulme me mjete të motorizuara tokësore. Gjatë javës së fundit forcat e Assadit dhe ato ruse kanë vrarë mbi 500 civilë sirianë, në mesin e tyre edhe 100 fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …