Forcat ushtarake të Rusisë kanë ndërmarrë një ofensivë sulmesh ajrore kundër qyteteve në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin dhe duke lënë të paktën 12 të vdekur. Dhjetë persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm që goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit, thanë zyrtarët. Një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnjepro, sipas kryebashkiakut lokal. Shpërthime u raportuan edhe në qytetet Kremençuk dhe Poltava. Presidenti ukrainas, Zelensky tha se blloku i apartamenteve ishte në mesin e 10 ndërtesave të banimit që u dëmtuan në Uman. Këto sulme treguan veprime të mëtejshme ndërkombëtare që duhen ndërmarrë kundër Rusisë, tha Zelenskij.
Kontrolloni gjithashtu
Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027
Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
