Bedri Islami: I zgjedhuri nga Berisha e Meta, për Himarën, Fredi Beleri, hapi fushatën zgjedhore me flamurin grek të Vorio-Epirit

Fredi Beleri në 1995 në Janinë, ishte së bashku me grupin “Mavi” që akuzohet se kreu “Masakrën e Peshkëpisë” në vitin 1994

Report Tv ka publikuar videon e arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë së bashku me grupin “Mavi” që akuzohet se kreu “Masakrën e Peshkëpisë”. Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër, u sulmua më 10 prill të vitit 1994 nga grekët, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën edhe efektivë të tjerë. Gazetari Ferdinand Dervishi tregon se një vit pas masakrës më 18-19 mars 1995, e njëjta skuadër që sulmoi postën e Peshkëpisë, tenton të grabisë një postë në Llongo, por dështon dhe të gjithë anëtarët arrestohen. Në mesin e të arrestuarve ishte dhe Fredi Beleri. Në pamjet e publikuara në Repolitix Beleri së bashku me anëtarët e grupit “Mavi” që sipas autoriteteve greke të asaj kohe cilësoheshin si organizatë terroriste, shihen duke mbuluar kokën me xhaketa teksa dalin nga policia e Janinës për t’u mbyllur në paraburgim. Gjatë arrestimit atyre u janë sekuestruar dhe armë që raportohet se janë grabitur gjatë masakrës së Peshkëpisë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …