KMDLNj: Marrëveshja me Danimarkën nuk është ndërkombëtare por kriminale

Në një reagim të KMDLNJ-së  thuhet se ministri i Drejtësisë së Danimarkës, pas takimit të kurdisur me liderët e opozitës, me një arrogancë prej një racisti dhe kolonialisti deklaroi se: “i kanë thënë se Marrëveshja për Burgun e Gjilanit do të votohet shpejtë….” duke nënkuptuar se ka marrë premtime nga një pjesë e opozitës se do ta votojnë. Pasi PDK është deklaruar haptas se nuk e voton këtë Marrëveshje, votat do të sigurohen nga AAK-ja  dhe LDK-ja. Arsyetimi politik se Danimarka e ka njohur Kosovën është aq i palogjikshëm që e shpërfaq tërë injorancën e këtyre që do ta votojnë për faktin se edhe 100 e më shumë shtete që e kanë njohur Kosovën mund të dalin me kërkesa të ngjashme apo të tjera siç janë strehimi i refugjatëve dhe azilkërkuesve, strehimi i terroristëve dhe radikalëve islamikë, lejimi i deponimit të mbetjeve kimike të pareciklueshme dhe atyre që shpërndajnë rrezatim bërthamor etj.etj. Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë të qartë se Danimarka, Burgun e Gjilanit do ta përdorë si deponi për mbetje njerëzore që, me çdo kusht do t’i përzë nga Danimarka. Deputetët duhet ta kenë të qartë se asnjë i burgosur, as edhe një i vetëm nuk është danez por janë nga shtetet e treta, kryesisht islamike. Dallimi ne baza të etnisë, besimit dhe racës është tipik rast i diskriminimit na baza raciste, thuhet mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …