Brickos

KEDS/KESCO premton se nga tash e tutje do të këtë furnizim të pandërprerë me energji për gjithë vendin në ditët në vijim

Fshati Lëbushë i Komunës së Deçanit kundër veprimeve të KEDS-it

Banorët e fshatit Lëbushë të Komunës së Deçanit kanë dalë kundër vendosjes së njehsorëve elektrikë në maja të shtyllave të betonta, vendosur nga KEDS, në kuadër të shtrirjes së rrjetit të ri elektrik. Kundërshtinë e tyre e kanë shprehur me një letër-informatë, dorëzuar në njësinë rajonale të KEDS-it në Pejë, me të cilën informojnë KEDS-in se nuk do të pranojnë që duke i vënë njehsorët në maje të shtyllave elektrike, të privohen, siç thonë banorët, nga e drejta e tyre themelore për të pasur qasje në sasinë e energjisë së energjisë së shpenzuar. Në informatën dorëzuar në KEDS, e cila është nënshkruar nga të gjithë kryefamiljarët e këtij fshati, thuhet se mohimi i të drejtës së konsumatorëve për të përcjell shpenzimin e energjisë e shpenzuar është shkelja më flagrante që mund t’u bëhet konsumatorëve.

Të nënshkruarit kanë cekur se KEDS duhet të mos përdor standarde të dyfishta në vendosjen e njehsorëve elektrikë. Duke përmendur se në këtë komunë ka shumë fshatra të cilave KEDS nuk ua ka mohuar këtë të drejtë konsumatorëve, duke i vënë njehsorët e rinj në fund të shtyllave, standarde të tilla të dyfishta ka përdorur madje edhe në fshatin e tyre. Ka raste, gjatë implementimit të këtij projekti që ndonjë konsumatori, pas rezistimit të tij, ose përmes “mekanizmave” të tjerë njehsorët nuk iu kanë vënë në maje të shtyllave. Këtë e konsiderojnë diskriminim dhe për më shumë edhe etiketim në mënyrë publike si hajdutë.

Në letrën e tyre lëbusharët thonë se nuk i pranojnë këto veprimet e KEDS-it, pasi që i konsiderojnë të turpshme dhe ofenduese për ta.

Si zgjidhje “paqësore”, me këtë letër-informatë banorët e këtij katundi e njoftojnë KEDS-in se nuk e pranojnë këtë sjellje, prandaj i propozojnë  KEDS-it që të gjejë një zgjidhje  të pranueshme për të dy palët.

Si kompromis propozojnë që orët e mëparshme, që thonë se janë pronë private e tyre, të mbesin vendet ku ishin deri tashti dhe përmes konsumatorët të përcjellin si deri më tash sasinë e energjisë së shpenzuar, ndërsa KEDS le ta regjistrojë vetë rrymën e shpenzuar në orët që është duke planifikuar t’i vendosë në maja të shtyllave të rrjetit të ri.

Teksti i letrës-informatë, të banorëve të këtij fshati dhe nënshkrimet e tyre, dorëzuar në Njësinë e KEDS-it në Pejë, më 21 nëntor 2018.

KEDS

Lënda: Informatë rreth njehsorëve elektrikë

Të nderuara autoritete të KEDS-it, Njësia në Pejë!

Ne banorët e fshatit Lëbushë, Komuna e Deçanit, kemi mirëpritur investimet e korporatës së suaj në rrjetin e ri elektrik, që patën filluar të bëhen edhe në katundin tonë. Pavarësisht se nuk jemi konsultuar për linjat e reja dhe për vendin e vendosjes së njehsorëve të rinj (pronë e juaja), tash në kohën kur kompania fituese e tenderit ka vendosur kutitë e orëve në majë të shtyllave të betonit, që na pamundëson të përcjellim shpenzimin e energjisë elektrike, kemi këtë kërkesë:

K Ë R K E S Ë

Kërkojmë që të kemi qasje në njehsorët elektrikë, pavarësisht se ku i vendosni. Është e drejtë elementare të kemi qasje në njehsorë, të dimë se sa po shpenzojmë. Ndryshe, nëse nuk na mundësohet kjo e drejtë, Ju shkelni të drejtën elementare të konsumatorit dhe ne detyrohemi më pas që me rrugë ligjore të kërkojmë të drejtën tonë.

Prandaj, në situatën e krijuar, pas vendosjes së kutive lart në shtylla, ne fillimisht propozojmë që orët tona private të mbeten në vendin ku janë në mënyrë që leximi nga Ju të bëhet në njehsorët e juaj të vendosur lart në shtylla, ndërsa ne ta bëjmë këtë lexim paralelisht me Ju në orët tona.

Ekzistimi i dy orëve, me pamundësi keqpërdorimi, nuk e cenon projektin tuaj dhe në anën tjetër pjesërisht nuk na markon si të pandërgjegjshëm.

A R S Y E T I M

Në praktikat e ndjekura deri sot në Komunën e Deçanit kompania juaj ka përdorur standarde të ndryshme me rastin e shtrirjes së rrjetit të ri. Ka katunde që orët janë vënë poshtë në shtylla dhe të ato janë lexueshme për të dy palët, për Ju si furnizues dhe për konsumatorët.

Vendosja e orëve lart në shtyllë, madje në katundin tonë jo në të gjitha rastet, na bën të ndihemi të fyer dhe të diskriminuar në të drejtën tonë elementare për të ditur sa energji jemi duke shfrytëzuar. Aq më shumë ky akt na etiketon si hajdutë. Këtë nuk e pranojmë.

Në fund të fundit, ne nuk do të pranojmë që Ju t’i merrni orët tona dhe që t’i qitni jashtë përdorimit. Ato janë tonat, sepse vetë i kemi blerë dhe në anën tjetër nëse nuk gjeni alternativë tjetër që të na mundësoni leximin e orëve duam që ato përfundimisht të mbesin në vendin ku janë.

Adem Lushaj

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …