Brickos

Edhe Spitali i Ushtrisë së Kosovës pritet të hyjë në funksion të institucioneve shëndetësore me të gjitha kapacitetet

FSK është në gjendje gatishmërie për të ofruar mbështetje të plotë në menaxhimin e situatës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka deklaruar gatishmërinë e FSK-së dhe mbështetjen e plotë për institucionet qendrore në menaxhimin e Covid-19. Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të zhvilloj operacione të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile me qëllim menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë me Covid 19. Po ashtu në njoftim thuhet se FSK-ja ka vendosur në gatishmëri Ekipe Mjekësore statike dhe mobile, njëkohësisht ka vendosur dhe mobilizuar Qendrën Mjekësore të FSK-së, dhe paralelisht, po vazhdon të mbështes Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shtabet emergjente komunale me oficerë shtabor. “FSK si gjithmonë është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet ti japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale, kam kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera. Andaj ne vazhdojmë me gatishmëri t`i shërbejmë qytetarëve, të mbështesim institucionet dhe popullin në të gjitha sfidat”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …