Brickos

Magbule Shkodra

Magbule Shkodra: Fitore Pacolli, si nuk të erdhi turp, të përgojosh Nënën Rukë, në përvjetorin e rënies së bijve të saj, Luanit e Shkëlzenit

Në reagimin e nënkryetares së AAK-së, Makbule Shkodra lidhur me një prononcim skandaloz të deputetes së Vetëvendosjes, Flora Pacolli thuhet: Shpesh e kam dëgjuar (dhe e kam përjetuar edhe unë)se dhembja për humbjen e më të dashurve të përshkruhet në rastet: – Dhembja si flakë qe të djegë, e që e ndjen në vitet e para të humbjes së më të dashurve. Kjo flakë e dhembjes përcëllon më së shumti në përvjetorë, kur kujtimet rikthehen. – Pas shumë e shumë kohe, dhembja është si prushi që në vazhdimësi të djegë dhe të dhemb. Ky prush çdo herë në përvjetorë ndizet e bëhet flakë dhe të përcëllon. – Është si hiri e që nën hi është prushi, i cili posaçërisht në përvjetorë, ndizet e bëhet flakë dhe dhembja te djegë e të përcëllon. Dje e sot, pikërisht në shënimin e përvjetorit të dy ijëve të saj Enverit dhe Shkëlzenit, nëna Rukë e përjeton dhembjen si një flakë që e djegë. E ty, Fitore Pacolli, si nuk të erdh turp, që je deputete në lirinë që ta sollën edhe dy bijtë e nënës Rukë, për të cilën ti e merr guximin të flasësh me përbuzje. Paska qenë për shërim në Tiranë te vëllezërit e motrat tona. E zhgënjyer thellësisht me qasjen përçarëse të njerëzve që do të duhej të ftonin për unitet gjithëpopullor, thuhet në reagimin  e nënkryetares së AAK-së, Makbule Shkodra.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …