FSK-ja kryen ushtrimin “Ujku Vigjilent – 2”

Kompania 2/A e Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë ( BRSH ) ka realizuar trajnimin e brendshëm Gjenerimi i Forces me kohëzgjatje prej tre muajsh nga data 10 prill 2017 deri me 21 qershor 2017. Si përmbledhje e të gjitha fazave të trajnimit tre mujor Kompania 2/A ka përfunduar këtë trajnim me realizimin e ushtrimit Fushor 48 orësh të koduar “UJKU VIGJILENT- 2” në Deçan dhe fshatrat Lumbardhë, Lluke etj. Ushtrimi fushor është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe është ekzekutuar nga Kompania 2/A në bazë të Procedurës së Udhëheqjes së Trupave, me qëllim të vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës tremujore të trajnimit. Në këtë ushtrim përveç pjesëtarëve të Kompanisë 2/A mbështetje e ushtrimit fushor kanë qenë edhe njësitë tjera te FSK–së, Njësia e Ndërlidhjes Reagimit në Kriza, Regjimenti i Mbrojtjes Civile (RMC) dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes. Po ashtu gjatë realizimi të ushtrimit fushor janë angazhuar dhe institucionet civile të komunës se Deçanit: Drejtoria për emergjenca dhe shpëtim, Policia e Kosovës, Kryqi kuq i Kosovës, Agjencia për emergjenca civile, Shtëpia shëndetit dhe Zjarrfikësit. Incidenti i improvizuar ka ndodhur me 19 qershor dhe së pari kanë intervenuar institucionet civile te komunës se Deçanit si; Zjarrfikësit, Qendra emergjente shëndetësorë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq te Kosovës dhe Policinë e Kosovës që kanë bërë perimetrin e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …