FSK: Trajnimi në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me Republikën e Turqisë, është bërë për ngritjen e kapaciteteve luftarake

Është realizuar trajnimi ushtarak për snajper për pjesëtarët e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga instruktorë të Forcave të  Turqisë transmeton Anadolu. Siç njofton FSK, trajnimi është bërë në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me Republikën e Turqisë me qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së. Gjatë këtij muaji, kabineti qeveritar i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe të njëjtën ja ka dërguar Kuvendit për miratim. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në fushën e stërvitjeve dhe edukimit ushtarak, në industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe operacione paqeruajtëse dhe humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …