Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, i dyshuar se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.  Ai u arrestua dje nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe ishte ndaluar për 48 orë. Gjykata vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të arratiset dhe t’i shmanget ndjekjes penale. Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …