Covid

FSShK thotë se thotë se më shumë se 400 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me virusin korona

Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, thotë se më shumë se 400 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me koronavirusin e ri. Drejtuesit e sindikatës kanë ngritur shqetësime se nga infektimi i punëtorëve shëndetësorë, kujdesi ndaj pacientëve po vihet në rrezik. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, tha për Radion Evropa e Lirë, se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duhet të bëjë më shumë teste për mjekët, infermierët dhe stafin përcjellës. Federata aktualisht është duke kërkuar urgjentisht të bëhen teste më shumë te punëtorët shëndetësorë të cilat janë të vetizoluar në mënyrë që siç theksohet, situata të jetë nën kontroll.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …