Ftesë për nderë të Ditës së Çlirimit të Junikut

Të nderuar qytetar të Komunës së Junikut ju ftojmë në mbledhjen solemne e cila mbahet me rastin e Ditës së Çlirimit të Junikut. Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit komunal me datën : 13.06.2022, në ora : 09:00. Kjo ditë na kujton sakrificën e shumë gjeneratave të Junikut ndër vite, Juniku është përgjigjur me së miri atëherë kur ka pas nevojë Atdheu, prandaj ne që sot e gëzojmë lirin e kemi për obligim ti nderojmë dhe ti kujtojmë Veprimtarët e Çështjeve Kombëtare, Martirët, Dëshmorët, Heronjtë e Junikut. Për ti nderuar veprat e tyre , do të mbahen homazhe pranë lapidarit të Martirëve, Dëshmorëve, Heronjve në qendër të Junikut në ora: 10:00. Lavdi  e përjetshme Veprimtarëve të Çështjeve Kombëtare, Martirëve, Dëshmorëve, Heronjve! Gjithashtu dita e hënë 13.06.2022, do të jetë ditë pushimi në Komunën e Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë nderuan luftën e dëshmorëve të rënë për liri

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin, z. Sami …