Kryetari Shehu dhe përfaqësuesit e OJQ- së “ Ec ma ndryshe“, sot mbjellën fidane në lagjen Bajraktarë

Financuar nga organizata joqeveritare “Ec ma ndryshe“ dhe përkrahur nga kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, sot në lagjen Bajraktarë është pastruar një aneks dhe është mbjellë me fidanë duke e shndërruar në një park të vogël për këtë lagje. Kryetari Shehu u zotua se ky është vetëm fillimi i krijimit të hapësirave rekreative për qytetaret e komunës së Junikut. Ai u zotua se do të angazhohet që Junikut të jetë i pastër dhe duke shndërruar hapësirat të cilat deri më tani kanë qenë të pashfrytëzuara në hapësira të gjelbërta duke mbjell  fidane dekorative dhe duke krijuar parqe të vogla në të mirë të të gjithëve. Komuna e Junikut, Drejtoria e Shërbimeve Publike është e angazhuar që Junikut të ketë një ambient të pastër dhe të gjelbëruar. Andaj të nderuar qytetarë ne mund të bëjmë shumë gjëra se bashku,  duke mbrojtur  natyrën e kristaltë të Junikut kemi mbrojtur vetveten.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …