leoni

Fuqizohet faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen zyrtarisht 33 deputetë nga partitë shqiptare

Fuqizohet faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen zyrtarisht 33 deputetë shqiptar

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut zyrtarizoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën më 15 korrik duke nxjerrë fituese të tyre koalicionin mes Lëvizjes Besa dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë njohur si koalicioni “Mundemi”, e cila mori 46 deputetë, prej tyre 4 janë deputetë të Besës.

Rezultati është si më poshtë:

46 mandate – (35.89%) Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Lëvizja Besa, kryetarë Zoran Zaev dhe Bilal Kasami;
44 mandate – (34.57%) Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), kryetar Hristijan Mickoski;
15 mandate – (11.48%) Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kryetar Ali Ahmeti;
12 mandate – (8.95%) Aleanca për Shqiptarët (AA) dhe Alternativa, kryetarë Ziadin Sela dhe Afrim Gashi;
2 mandate – (4.2%) E Majta (Levica), kryetar Dimitar Apasiev;
1 mandat – (1.53%) Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi;
Në parlamentin e ardhshëm të RMV-së, do të ketë 33 deputetë shqiptarë.

Katër deputetë nga Lëvizja Besa dhe 1 nga LSDM, 15 nga BDI, 12 nga AA dhe Alternativa si dhe 1 nga PDSH-ja.

Në legjislaturën e shkuar parlamenti kishte 22 deputetë shqiptarë dhe me këtë rritje të ndjeshme – 11 deputetë më shumë – faktori politik shqiptar duket të jetë më vendimtar për zhvillimet politike, sikurse pritet të jetë formimi i qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …