CoronaVirus

Furnizimi i Kosovës me teste për virusin KOVID-19 ende varet nga importi

Zyrtar për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë kanë deklaruar se furnizimi me teste për virusin KOVID-19 varet nga importi. Ata kanë thënë se ndonëse janë të shumta shtetet që kanë filluar të prodhojnë teste për të identifikuar COVID-19 për të mos krijuar varësi nga importi, Kosova s’munde të prodhoj teste të tilla dhe varet nga importi. Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë është cituar të ketë thënë se ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka mbështetur Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me teste. Duke folur për rëndësinë e testeve, mikrobiologu, Lul Raka ka thënë se testimi i vazhdueshëm dhe në numër të madh shihet si një nga mënyrat më efikase për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri dhe ka përkujtuar se edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar bërjen e sa më shumë testeve.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …