Fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të zgjasë 10 ditë

Fushata zgjedhore e balotazhit për kryetarët e komunave do të jetë vetëm 5 ditë

Fushata zgjedhore e balotazhit për kryetarët e komunave që nuk kanë fituar në raundin e parë, do të jetë vetëm 5 ditë, nga 13 deri më 17 nëntor, bëjnë të ditur burime jozyrtare për KosovaPress. Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 22 tetor, ku më shumë se gjysma e komunave do të shkojnë në balotazh për të parin e komunave, ndërsa qytetarët do të votojnë më 19 nëntor. Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale ishte 30 ditë, ndërsa në balotazh kjo do të jetë shumë më e shkurtër, dhe sipas KQZ-së janë të mjaftueshme 5 ditë fushatë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …