Fyerja dhe sharja e shtetit, e cila lejohet në Kosovë, në shumë vende të Evropës ndiqet penalisht

Fyerja dhe sharja e shtetit, e cila lejohet në Kosovë, në shumë vende të Evropës ndiqet penalisht

Fyerja e shtetit, e cila në Kosovë i lejohet çdokujt me ligjet aktuale, “është vepër penale në 14 shtete të BE-së, duke përfshirë Austrinë, Kroacinë, Gjermaninë, Italinë, Poloninë, Portugalinë, Slloveninë dhe Spanjën si shtete anëtare të saj. Nga shtetet e rajonit, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia e cilësojnë fyerjen e shtetit si vepër penale. Përveç Italisë, Spanjës dhe Maqedonisë, në të gjitha shtetet tjera të cekura më sipër, fyerja e shtetit dënohet me burg. Fyerja e simboleve të shtetit që përfshinë flamurin shtetëror, himnin dhe stemën e shtetit- është vepër penale në 36 shtete anëtare të OSBE-së, e cila në shumicën e rasteve ndëshkohet me burg”. (Robert Muharremi, Zëri, 2. 5. 2017).

Disa gazetarë, apatridë dhe një asociacion i vetëshpallur, i quajtur AGP në Prishtinë, një klan skribesh jo legjitim, kërkojnë që të mos sanksionohet fyerja e sharja e shtetit apo e simboleve kombëtare.  Ata madje kanë kërkuara që nesër të protestojnë, në qendër të kryeqytetit për atë që e konsiderojnë  si liri e shprehjes.  Këto klane gazetarucësh të lidhura me bizneset dhe krimin e organizuar  dhe disa OJQ mercenare, kanë ushtruar ndikim edhe te “ministrja” e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e cila e ka tërhequr vendimin  e për sanksionimin e sharjes dhe fyerjes së Shtetit dhe  të  simboleve shtetërore e kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …