leoni

Gjuriq: Autoritetet e Kosovës nuk do të mundin më i bindë serbet për ndryshimet kushtetuese që e bëjnë Kosovën më ushtri

Gjuriq: Politikanët shqiptarë nuk do të duhej të fshihen prapa deputetëve e Listës Serbe

Pas deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa se deputetët e Listës “Srpska” ishin ‘fajtorë’ për mosratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, në seancën e 1 shtatorit, ka reaguar qeveria e Serbisë.  Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila udhëhiqet nga Marko Gjuriq, thotë se nuk ndërhynë drejtpërdrejt në vendimet e Listës Serbe, mirëpo, sipas tyre, Beogradi nuk e imponon vullnetin politik të përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë. Më tej, në reagimin e kësaj Zyre thuhet se çështja e kufijve të Republikës së Serbisë ka qenë gjithmonë e njëjtë dhe e definuar me Kushtetutën e Republikës së Serbisë. Sipas tyre, politikanët shqiptarë nuk do të duhej të fshihen prapa deputetëve e Listës Serbe dhe të zhvendosen përgjegjësinë në mënyrë frikacake për dështimet e tyre dhe politikën e paaftë dhe të papërgjegjshme në një grup i vogël i deputetëve të komunitetit serb të përbërë nga 10 njerëz, që është më pak se 10 për qind e numrit total të deputetëve. Në vend të kësaj, duhet të ulen me këta njerëz dhe të përmbushin atë që nuk kanë përmbushur, por janë zotuar,  shpjegon Zyra për Kosovën në Qeverinë e Aleksandër Vuçiqit.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …