Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës për shkak të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës për shkak të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka konfirmuar se Gana e ka tërhequr njohjen “e nxituar” të pavarësisë së Kosovës – veprim ky i përkrahur nga Serbia e cila e kundërshton shtetësinë e saj. “Qeveria e Ganës ka vendosur që të tërheq njohjen e Kosovës si shtet të pavarur”, ka thënë të martën për AFP-në zëvendësministri i Jashtëm i këtij vendit, Sharl Owiredu. Ai tha se arsyet për këtë vendim i janë komunikuar Serbisë në një letër. “Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar”, shkruan në letër në lidhje me njohjen e ndodhur më 2012. Gana e ka marrë parasysh dialogun mes Serbisë dhe Kosovës që ka për qëllim zgjidhjen e çështjes së kërkesës së kësaj të fundit për t’u njohur si entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin që po vazhdon për t’i dhënë fund çështjes”, thuhet më tej në letër. Ditë më parë Ministria e Jashtme kishte mohuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …