Gani Nuha: Një prezentim të vogël duke i nderuar ata që na e sollën lirinë

Gani Nuha: Një prezentim të vogël duke i nderuar ata që na e sollën lirinë

Përshëndetje të nderuar miq e ju ish-ushtarë të UÇK-së! Një prezentim të vogël duke i nderuar ata qe na e sollën Lirinë.

Po filloj me komandantin tim “Mërgimin”…. ku si me këshillat dhe udhëzimet e tuaja komandant ..punamë deri në fund të luftës. U munduam komandant ta ruajmë pastertinë tonë gjatë luftës dhe deri sot dhe vazhdojmë me këshillat e tuaja gjithmonë… Ta bejmë luftën, ta sjellim lirinë ta ruajmë e vlersojmë si sytë e ballit! Lavdi heroi im!

Vazhdojmë me Prekazin e komandantin Legjendar Adem Jashari aty ku frymëzimi më mbajti nga viti 1998 e deri sot. Heronjtë lindin rrallë dhe e shkruajnë historinë me gjakun e tyre. Përulje për jetë e mot për familijen që u flijua që ne të jetojmë te lirë sot!

Vazhdojmë me Gllogjanit që ka shumë hheronj trima e trimnesha ne gjirin e tij sot ,trimat që bënë histori i njoha shumicen në vitet 98/99 Lavdi të përjetëshme! ABEJA që shpesh shpjegohet si në ato legjendat – njeriu i hekurt – strateg luftëtar- trim, patriot e gjithëçka tjetër HERO.

Smolica me heroin Agron Rama dëshmoret që i njoha të gjithë në vitet 98/99. Smolica priti e percolli me dhjetëra e mijëra djem e vajza te UÇK-së me bukë me pritje e percjellje gjithmonë ishin dhe jeni për çfarëdolloj respekti!

Guri i heroit Bedri Shala një histori në vehte me Bedrit kemi kalu me dhjetra rrugë/Shqipëri Kosovë edhe rrugën e parë e të fundit ishe i veçantë Heroi im. Pati deshirë me tankese te shkoi per Drenicë per fat të keq nuk e realizoi,- tha për mua gjithë Kosova është Drenicë dhe ra në Junikun legjendar sëbashku me ABEN, Eltonin e shumë shokë. Lavdi Heroi im. Koshare pranë heronjëve që i njoha Agimin Salihin, Xhemen Murtajen e shumë e shumë te tjerë perulje për jetë e mot.

Vranoci kësaj radhe ishte ndryshe se Bacin Xhaf se kishim më në mesin tonë. Familja Krasniqi si gjithmonë një mikpritje brilante. Adriani, Perparimi, trimat e Dukagjinit. Adriani heroi ynë njeriu që na i trasoi rrugen e Lirisë. Lavdi!

Përparimi që pata fatin ta njoh ishte dhe mbeti i veçantë i urtë, trim puntor i afërt me të gjithë. Lavdi Trimi im. Sa herë jam në Kosovë dua ti takoj të gjithë dua ti vizitoj,te gjithë por koha s’na premtoi të përulem gjithë heronjve e dëshmorve. LAVDI! Sa më shumë t’i vlersojmë, t’i kujtoimë ata qe na e sollën Lirinë aq më me vlerë është LIRIA jonë…nuk …është e vetëkuptueshme… Liria është thelbi i shpirtit dhe i mëndjes… atje ku s’ka Liri mëndja dhe shpirti thahen si bima pa ujë. (Naim Frashëri)

Kontrolloni gjithashtu

Universiteti “Hasan Prishtina”

Sadik Halitjaha: ATA QË NUK E DUAN EMRIN E HASAN PRISHTINES!

ATA QË NUK E DUAN EMRIN E HASAN PRISHTINES! Ata nuk e duan Republiken as …