Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Fadil Demaku është familje dëshmorësh e martirësh të luftës së UÇK-së

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Siguri me rastin e largimit  nga posti të  kryetarin e këtij Komisioni, Fadil Demaku, ka thënë se kundër Fadil Demaku dhe familjes së tij është duke u ushtruar një e padrejtë. Fadil Demaku do ta kaloj këtë sfide me dinjitet dhe krenari, por është një moment kur te kujtohet nëna apo baba i tij që kanë rrite gjashtë fëmijë, e sot janë të vetëm pa asnjë fëmije në shtëpi. Normalisht çdokush do të duhej të prekej nga ky rast. Ajo ka folur për familjarët e Fadil Demakut dhe e ka vënë në dyshim, dëshminë e dëshmitarit që çoi drejt shpalljes fajtor të Demakut. Fadilit i ka rënë dëshmor vëllai, i është vrarë motra me fëmijë, i është vrarë axha dhe dy djem të axhës, janë plagos dy nga vëllezërit e tij, e sot ai dënohet duke u bazuar në dëshmitë e  një dëshmitari të  vetëm, ka thënë mes tjerash deputetja Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …