Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Gërvalla, Haxhiu e Sveçla po përdorin mërgimtarët për përfitime partiak

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj veprimit të tre ish-ministrave të Qeverisë Kurti – Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla – të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, me rastin e festimeve të 28 Nëntorit, u kanë bërë thirrje mërgimtarëve që të kthehen në Kosovë më 28 dhjetor për të votuar.
Në reagimin e saj, Musliu i cilëson tre ish-ministrat si “mashtrues dhe manipulatorë”, duke theksuar se sipas saj, thirrjet e tyre nuk janë asgjë më shumë sesa një përpjekje e dëshpëruar e pushtetit aktual për të ndikuar politikisht në votën e mërgatës. Ajo pretendon se udhëtimi i tyre në Shqipëri dhe videot publike që i shoqëruan ato paraqitje, nuk kanë të bëjnë me festën kombëtare, por me frikën e humbjes në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Musliut, paniku ka përfshirë bartësit e dikurshëm të këtyre dikastereve, të cilët – siç shprehet ajo – po përpiqen t’i shfrytëzojnë mërgimtarët për interesa të ngushta partiake, duke i bërë thirrje të kthehen në Kosovë për të mbështetur qeverinë në largim. Në reagimin e saj, ajo u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e, siç i quan ajo, “manipulimeve të pushtetit”, duke nënvizuar se PDK-ja do të jetë e gatshme ta rikthejë procesin politik në binarë demokratikë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …