Brickos

Gashi: Xhemajli Berisha me shokë dhe shoqe të idealit u përgjaken, u arrestuan, u bugosën, por, asnjëherë nuk u dorëzuan

Kujtim Gashi: Xhemajli Berisha me shokë të idealit u përgjaken, u arrestuan, u bugosën, por, asnjëherë nuk u dorëzuan

Sot në Prizren, nën patronatin e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, u mbajt Akademi përkujtimore për nder të 30 vjetorit jubilar të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit, prof. Xhemajli Berisha. “Xhemajli Berisha së bashku edhe me shokë dhe shoqe të idealit të shqiptarisë, nipat dhe mbesat e Isa Boletinit, Shote  Galicës, Bajram Currit,  u përgjaken, u arrestuan, u bugosën, por, asnjëherë nuk u dorëzuan. Xhemajli Berisha, ai trim Kosove, student i shkëlqyer dhe krijues shumë i talentuar, në atë pranverën shqiptare të vitit 1981, sërish, si dikur Adem Demaçi me brezin e tij, po hapnin faqe të re të historisë së luftës për liri”, tha ministri Gashi. Gjithashtu gjatë kësaj Akademie, këshilltari i kryetarit Thaçi, Ismail Syla, i dorëzoi vëllaut të dëshmorit Xhemajli Berisha, titullin “Hero i Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …