Gastronomet kërkojnë nga Qeveria që të zgjatet orari i punës dhe të hiqen kufizimet për dy javët e ardhshme

Gastronomet kërkojnë nga Qeveria që të zgjatet orari i punës dhe të hiqen kufizimet për dy javët e ardhshme

Shoqata e Hotelerive të Kosovës kanë kërkuar nga Qeveria që të zgjatet orari i punës dhe të hiqen kufizimet për dy javët e ardhshme. Përmes një postimi, ata kanë listuar tre arsyetime përmes së cilave kërkohet zgjatja e orarit të punës. Kërkesë për Qeverinë e Republika e Kosovës, si gastronom dhe qytetarë i këtij vendi kërkoj që këto dy javë të zgjatet orari i punës dhe të hiqen kufizimet.

“I nderuar kryeminister Avdullah Hoti, minister Armend Zemaj minister Vesel Krasniqi

Arsytimi 1 – Jemi të vetëdijshëm se shëndeti është i pari, por edhe ne po e rrezikojmë shëndetin dhe familjen tonë, nuk është në vullnetin dhe dëshirën tonë të rrezikojmë! Por jemi të obliguar se jemi të stër-lodhur dhe ngarkuar me obligime.

Arsyetimi 2 – Me këto masa vetëm sa do të kemi probleme në çdo sektor. Krijimi i tollovive, si në makete, restorante dhe në komunikacion. Dhe zgjatja e orarit e shpërndan masën në kohë. Duke marrë parasysh fluksin e madh të diasporës, dhe lëvizjet për festa, na krijoni pak hapësirë dhe mundësi të punojmë. Andaj kërkoj që të merren parasysh kushtet dhe gjendja në vend. Po ashtu edhe ne të kemi pak hapsi të punojmë pasi që qeveria nuk na ka dal ndihmë këtë fundvit, dhe ta mbyllim me më pak obligime.

Arsyetimi 3 – nëse kufizohet puna në biznese nuk kufizohen lëvizjet familjare dhe rreziku është edhe më i madh. Do të thotë hup biznesi, hup klasa punëtore, hup edhe buxheti i vendit. Dhe gjendjen me infeksion do ta kemi edhe më keq. Të nderuar qeveritar jemi dëshmitar se në sezonen verore na keni kufizuar dhe dëmtuar neve si biznese por parat tona kanë shkuar në bregdetin Shqiptar pa masa dhe pa kontroll. Po ashtu dasmat dhe ahengjet janë organizuar nëpër shtëpi, pa kushte, pa kontroll dhe pa maska dhe numri i te infektuarve ka pas rënie. Kush ka pësuar? Biznesi dhe punëtori i shkret! Jemi në mëshirën e juve dhe Zotit”, thuhet në kërkesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …