Gazeta greke “Te NEA” shkruan se në Greqi ka zëra që po kërkojnë njohjen e Kosovës

Gazeta greke “Te NEA” shkruan se në Greqi ka zëra që po kërkojnë njohjen e Kosovës. Kjo gazetë ka cituar drejtuesin e programin e Evropës Juglindore në “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, Ioannis Armakolas të ketë kritikuar diplomacinë greke dhe të ketë kërkuar njohjen e Kosovës. Ioannis Armakolas ka theksuar se diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që e dobësojnë rolin e saj në botë. Ai ka shtuar më tutje se pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm dhe ka kërkuar që Greqia ta formuloj një politikë në përputhje me interesat e veta dhe të marr vendim për njohjen e Kosovës. “Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal” është cituar të ketë deklaruar drejtuesi i programit të Evropës Juglindore në “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, Ioannis Armakolas, njofton gazeta greke “Te NEA”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …