Genc Prelvukaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka vjedhë rreth 14 milionë euro që kanë të bëjnë me tekstet shkollore

Genc Prelvukaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka vjedhë rreth 14 milionë euro që kanë të bëjnë me tekstet shkollore

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Genc Prelvukaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe  pushtetin aktual se i kanë vjedhur rreth 14 milionë euro që kanë të bëjnë me tekstet shkollore. Ai ka thënë se në vitin 2017-2018, kur Ministria e Arsimit drejtohej nga Partia Demokratike e Kosovës, librat shkollore për 247 mijë  nxënës ishin blerë për 3.3 milionë euro. Ndërsa në vitin 2022-2023, nën drejtimin e partisë Vetëvendosje, librat shkollorë për 210 mijë nxënës janë blerë për 17 milionë euro. Sipas këtij krahasimi, duket se partia në pushtet ka vjedhur të paktën 14 milionë euro, duke marrë parasysh që bëhet fjalë edhe për 37 mijë  nxënës më pak. Prelvukaj thotë se këtu kemi të bëjmë me një shkallë të frikshme të korrupsionit. Mjafton t’i kesh vetëm tri ditë shkollë për ta kuptuar se këtu bëhet fjalë për  korrupsion, ka shkruar Genc Prelvukaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …