Brickos

Cakaj: Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje por ende vazhdon ta mbajë ë fshehur fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur

Cakaj: Serbia po kryen një tjetër spastrim etnik duke i zhdukur adresat e shqiptarëve në Kosovën Lindore

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, thotë se Serbia po kryen një tjetër spastrim etnik të shqiptarëve, duke theksuar se këtë herë ky veprim po fshihet me veprime burokratike. Cakaj thotë se në një kohë kur Serbia do të mbajë vitin e ardhshëm të censusit kombëtar, ka nisur “zhdukja e adresave të shqiptarëve”. Ministri solli shembullin e Medvegjës ku tha se, në vitin 2015 shqiptarët e Kosovës Lindore që jetojnë në Kosovë nuk u lejuan që të votonin pasi i mbyllën kufirin. Me këto ritme ai tha se, rrezikohet që shqiptarët të arrijnë në më pak se 15% të popullsisë së Medvegjës dhe kështu gjuha shqipe nuk do të jetë më gjuhë zyrtare. Ai theksoi se këto veprime të Serbisë janë një “spastrim etnik i maskuar me burokraci” të shtetit serb dhe “përpjekje shtetërore e mirë menduar për uljen e ndikimit politik të shqiptarëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …