Gerald Knaus: Mbështetja e Berlinit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk duhet marrë si e mirëqenë

Mbështetja e Berlinit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk duhet marrë si e mirëqenë ka deklaruar, Gerald Knaus, nga Iniciativa Europiane për Stabilitet. Ai thotë se disa shtete, përfshirë Gjermaninë dhe Francën po përgatiten ta bllokojnë votimin e parashikuar më vonë gjatë këtij muaji për pranimin e Kosovës në Këshill. Knaus sqaron se vendet në fjalë janë duke u bërë gati të veprojnë në kundërshtim me rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, sipas të cilës, Kosova i ka përmbushur kriteret për të qenë pjesë e organizatës. Gjermania e ka nënkuptuar tashmë se kushti për pranimin e Kosovës në institucionin më të vjetër europian ku matet sundimi i ligjit e të drejtat e njeriu është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sa për Francën, duket se në lojë ka edhe interesa të tjera. Aktualisht, disa qeveri të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Francës, po përgatiten ta bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës, duke injoruar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të dhënë në prill.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …