Donika Gervalla

Gërvalla: Do të fillojë procesi për zbardhjen e vrasësve të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka

Dje në Gjykatën e Lartë në Mynih të Gjermanisë, Prokurori i Përgjithshëm Federal në procesin kundër dy agjentëve të UDB-së, Perkoviq dhe Mustaç ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasjen e disidentit kroat, Stjepan Gjurekoviq. E bija e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla-Shwarz ka paralajmëruar së shpejti do të fillojë edhe gjykimi ndaj të dyshimtëve për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. “I paralajmëroj të gjithë ata që direkt apo indirekt janë të implikuar në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe të Kadri Zekës që nuk iu ka mbetur edhe shumë kohë që të deponojnë deklaratat e tyre pranë organeve gjermane. Bashkëpunimi me organet hetuese për lehtësimin e hetimeve në Gjermani shpërblehet me një dënim dukshëm më të butë”, thuhet në shkrimin e Donika Gërvallës të afishuar në llogarinë e saj në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …