leoni

Safet Gërxhaliu

Gërxhaliu: Për herë të parë në Kosovë, zgjedhjet i ka fituar një parti pa pasur plan zhvillimor

Ekspert të fushës së ekonomisë kanë shfaqur shqetësimin e tyre se vendi do të përballet me vështirësi të shumta në mungesë të një plani zhvillimor. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë se partia Albin Kurtit i ka fituar zgjedhjet pa një plan zhvillimor dhe ka theksuar më tutje se mjerimi më i madh është se në Kosovë jetohet pa strategji. “Në këtë drejtim për vete faktin që kemi pasur zgjedhje për herë të parë zgjedhjet i fiton një person dhe ai është Albin Kurti. Për herë të parë fiton një parti pa një plan zhvillimor dhe me siguri ky plan është i mirëseardhur, por kam drojë se shumë më tepër vjen era zgjedhje sesa që do të jetë një plan zhvillimor në interes të shtetit. Nuk mund të ketë strategji pozitive në se nuk ka një komunikim të mirëfilltë dhe një konsultë me biznesin. Kosova ka nevojë për zhvillim të sektorit privat në veçanti në sundim të rendit dhe ligjit. Në ekonomi duhet profesionalizëm dhe jo vetën përkatësi politike” ka theksuar eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …