Partitë opozitare, PDK e LDK kanë kërkuar që Ligji i Pagave të përfundoj këtë vit

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar që Ligji i Pagave të përfundoj këtë vit. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka vlerësuar se puna e parë do të ishte jashtëzakonisht e nevojshme që tashmë të përfundojë Ligji i Pagave, i cili mund të zgjidhte shumë sfida dhe problemet në të cilat janë sot në sektorin e arsimit dhe në shumë sektorë tjerë, si dhe do të zgjidhte shumë mundësi në çështjet sociale të qytetarëve tanë. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, deputeti Ferat Shala ka theksuar se ndonëse janë për ta votuar sa më parë Ligjin për Paga, ai nuk do të pranohet nëse jashtë pagës minimale mbesin shoqatat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se subjekti politik që ajo i takon, është i interesuar që sa më parë të sillet në Kuvend dhe të votohet Ligji i Pagave.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …