Gëzim Hajdinaga: Bashkimi i forcave në koalicionin shqiptar, gjithsesi është një hap para

Gëzim Hajdinaga: Bashkimi i forcave në koalicionin shqiptar, gjithsesi është një hap para

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, Gëzim Hajdinaga, kryesues nga Lista që përfaqëson koalicionin “Me një qëllim”, të përbërë nga Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare-Tuz, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, ka folur për pritjet dhe rëndësinë që kanë këto zgjedhje dhe për bashkimin e forcave shqiptare atje. Hajdinaga në një intervistë për Radio Dukagjinin, ka folur edhe për qëndrimin e forcës së bashkuar shqiptare rreth Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, ndërsa që këto zgjedhje i ka vlerësuar si më të rëndësishmet pas referendumit për pavarësinë e Malit të Zi.“Bashkimi i forcave në koalicionin tonë shqiptarë, gjithsesi është një hap para, edhe pse mos të harrojmë se shqiptarët këtu edhe kësaj here janë me tre lista (koalicione). Bashkimi është i rëndësishëm meqë këto zgjedhje janë edhe më të rëndësishmet dhe vendimtare për integrimet tona, do thosha janë më të rëndësishmet pas referendumit për pavarësinë e Malit të Zi”, tha Hajdinaga.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …