Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Nuk pranuam ta falim tokën e Kosovës, kundërshtuam “Asociacionin” dhe marrëveshjet e dëmshme

Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, kritikuar, këshilluar përballë fortunave dhe stuhive të ndryshme gjatë këtij mandati 3 vjeçar. Iu falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen që ma keni dhënë gjatë tërë këtij mandati. Këshillat, kritikat dhe mbështetja e juaj, më bënë më të fortë dhe më të qëndrueshëm përballë furtunave dhe stuhive të ndryshme. Së bashku punuam dhe mbrojtëm interesin e popullit dhe shtetit tonë. Nuk pranuam ta falim tokën e Kosovës, kundërshtuam “Asociacionin” dhe çdo marrëveshje të dëmshme. Kundërshtuam rritjen e privilegjeve për deputet dhe ministra, dënuam krimin e organizuar dhe korrupsionin, dënuam shkatërrimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor, dënuam degradimin ekonomik dhe  kulturor, mbrojtëm vlerat e luftës dhe dëshmorëve tonë. Ne sot ia kemi dhënë përgjigjen e duhur kësaj qeverie e cila më shumë punoj për interesa personale se sa për interesin e popullit dhe shtetit.  Ne nuk humbim, ne nuk dorëzohemi, ne nuk frikësohemi, ne nuk shantazhohemi, ne nuk shitemi.  Së bashku për popullin dhe shtetin tonë. E duam Kosovën, e duam popullin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …