Gjatë ceremonisë mortore të Janullatosit në Tiranë, disa të pranishëm kanë brohoritur; “Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri”

Gjatë ceremonisë mortore të Janullatosit në Tiranë, disa të pranishëm kanë brohoritur; “Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri”

Gjatë ceremonisë mortore të  Janullatosit, dje në Tiranë, disa të pranishëm kanë brohoritur; “Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri. Një qytetar, i cili ishte i pranishëm jashtë ambienteve të Katedrales Ngjallja e Krishtit ka protestuar në momentin kur ka mbërritur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Pas këtyre thirrjeve, qytetari është larguar nga disa persona të tjerë. Në video dëgjohen duartrokitje. Kujtojmë që Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit ndoqën ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas, i cili është klerik grek me pasaportë shqiptare, figurë që ka shkaktuar debate në dekadat e fundit. Për së gjalli i ndjeri u akuzua për mbrojtje të interesave greke në Shqipëri, por ka edhe shumë mbështetës që i njohin meritën e themelimit dhe konsolidimit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ai u varros brenda në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka …