Gjatë një aksioni të Policisë, të dyshuar për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare, u arrestuan disa zyrtarë e pronarë firmash

Gjatë një aksioni të Policisë, të dyshuar për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare, u arrestuan disa zyrtarë e pronarë firmash

Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë arrestuar, ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizimit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë firmash,  ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media. Prokuroria njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës. Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë  të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …