Flamuri shtetëror dhe ai kombëtar janë bërë grumbull e lënë në tokë gjatë cremonisë së shungurimit të katedrales Nëna Terezë!

Flamuri shtetëror dhe ai kombëtar janë bërë grumbull e lënë në tokë gjatë cremonisë së shungurimit të katedrales Nëna Terezë!

Dita e djeshme ishte e rezervuar enkas për ceremoninë e shugurimit të katedrales Nëna Terezë. Në këtë ceremoni morën pjese një numër i madh i njerëzve, të cilët erdhën për të nderuar shugurimin e kësaj katedrale. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbajti një fjalim rasti në shenjë respekti për të gjithë besimtaret katolik në Kosovë, shkruan Infokusi. Ndonëse ishin bërë të gjitha përgatitjet nga institucionet e vendit që kjo ceremoni të kaloj sa më mirë dhe sigurt, organizatoret e këtij organizimi nuk ishin kujdesur që të nderojnë shtetin e Kosovës. Përdorimi i simboleve shtetërore megjithëse është i rregulluar me ligj të posaçëm, nuk ishte përfill aspak në këtë ceremoni shugurimi.

Flamuri shtetëror e ai kombëtar ishin bërë grumbull e ishin lënë në tokë mbrapa vendit ku mbaheshin fjalimet. Kur dihet se flamuri shtetëror kurrë nuk duhet të prekë asgjë nën të, siç është toka, dyshemeja, uji ose çfarëdo tjetër, lirshëm mund të themi se gjatë këtij organizimi është bërë përdhosja e simboleve shtetërore. Madje Republika e Kosovës më 02 qershor të vitit 2008 kishte nxjerr një rregullore për përdorimin e simboleve shtetërore te Kosovës. Sipas Ligjit nr. 03/L-038 Neni 4, pika 4.2 thuhet se: “Flamuri shtetëror mund të vendoset në mjedise të brendshme të zyrave publike, në universitete, në selitë e partive politike, në institucione shkencore e kulturore, në objekte të kultit dhe në organizata të ndryshme.

Në këto raste, flamuri qëndron në të djathtë të vendit kryesor apo në tavolinën e punës.” Përmes këtij rregullimi flamuri nuk duhet të prek assesi në tokë, e për më tepër të grumbullohet në dysheme. Një pikë tjetër sipas kësaj rregullore thotë “Kur flamuri shtetëror vendoset pranë një foltoreje, duhet të qëndrojë lart, pas vendit të folësit, ose kur është në shtizë, në të djathtë të tij. Flamurët e tjerë vendosen në të majtë të folësit.” Kosova si çdo vend tjetër në botë, ka rregulla strikte që përcaktojnë mënyrën premtimit të besnikërisë ndaj flamurit, mënyrën e shfaqjes së flamurit, kohën dhe rastet për shfaqje, pozitën e shfaqjes, dhe mos respektimi i këtyre rregullave sanksionohet me ligj. Megjithatë shteti i Kosovës mbetet serish  një vend ku korpuset dhe ligjet mbesin vetëm të shkruara mirë, por jo edhe të respektohen dhe të përfillën nga qytetaret e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …