​Kuvendit të Kosovës i rekomandohet miratimi i Projektligjit për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit

Gjatë vitit 2020 Kosova ka investuar 65 milionë euro në ushtri por me se paku krahasuar me vendet e rajonit

Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Hulumtime Paqësore (SIPRI) ka njoftuar rreth investimeve që shtetet kanë pasur në ushtri gjatë vitit 2020. Në këtë raport të Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Hulumtime Paqësore për rajonin e Ballkanit Perëndimor thuhet se Serbia ka investuar 920 milionë euro në forcat e armatosura, Shqipëria 182 milionë, pastaj është Bosnjë-Hercegovina me 138 milionë euro, Maqedonia e Veriut 130 milionë, Mali i Zi me 84 milionë, ndërkaq Kosova 65 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave, sa i përket investimeve në gjithë botën, e para në investime mbetet SHBA-ja, me 638 miliardë euro. Të dhënat e plota për investimet në ushtri mund t’i gjeni në këtë raport dhe janë të prezantuara në vlerë të dollarit. Ndryshe, ditë më parë Forca e Sigurisë së Kosovës me 330 ushtarë ishte pjesë e stërvitjes “Defender-Europe 21”, ushtrimet e së cilës në Kosovë janë zhvilluar nga 17 deri më 28 maj dhe arena e trajnimeve ishte në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …