Bajram Begaj

Gjeneral, Bajram Begaj, kandidat për kryetar të Shqipërisë, më 24 maj qëndroi për një vizitë, në Amerikë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. gjeneralmajor, Bajram Begaj, më 24 maj qëndroi për një vizitë në Amerikë.  Gjeneralmajor Begaj ishte pritur nga kryetari i Shefave të Shtabeve të Bashkuara të Amerikës gjeneral Mark A. Milley si dhe shefi i Shtabit të Forcave Tokësore gjeneral Xhejms  C. Mek Conville, ku dhe ka zhvilluar takime të rëndësishme me drejtuesit e Pentagonit.Gjeneral Milley u shpreh se SHBA vlerësojnë maksimalisht rolin dhe kontributin e Shqipërisë si partner strategjik dhe anëtare e denjë e NATO. Gjenerali kishte veçuar se solidariteti dhe kohezioni që Shqipëria ka treguar në të gjitha vendimmarrjet e NATO-s, si dhe kontributi aktiv dhe pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO dhe Kombeve të Bashkuara e bëjnë Shqipërinë një partner strategjik të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …