Rrahman Rama

Gjenerali i larguar, Rrahman Rama, merr një detyrë të re në organizatën RACIAVC, ku Kosova shënohet me fusnotë

Ish- komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Rrahman Rama  pritet që të marrë një detyrë të re, në Organizatën, RACIAVC, në Kroaci  pasi është larguar nga pozita që kishte në krye të FSK-së. Tani e tutje ai do të ketë një pozitë të re ushtarake përfaqësuese për Kosovën, në shtetin e Kroacisë. Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.  Kosova është anëtarësuar në RACIAVC më 10 tetor 2014, por e njëjta është e përfshirë me fusnotë. Në sqarimin e RACIAVC për përdorimin e fusnotës për Kosovën thuhet se “ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …