Deputjetja e LDK-së

Deputetja, Hykmete Bajrami, nuk pajtohet me deklaratat e Abelard Tahirit, se duhet mbajtur zgjedhje të parakohshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në vend, pasi sipas tij shumica  nuk e ka vullnetin për të qeverisur. Ai ka thënë se ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së mirë me zgjedhje të reja dhe meqenëse kemi hyre në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës, siç duket mazhoranca është në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë. Nuk e kanë vullnetin të jenë të pranishëm në Kuvend. Mirëpo deputetja e LDK-së, Hykmete Bajram, kundërshton  deklaratat e Abelard Tahirit duke  u shprehur se ka  kritika për punën e kësaj Qeverie dhe mospërmbushjen e premtimeve por nuk besoj se duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Besoj se zgjedhjet e njëpasnjëshme e kanë dëmtuar këtë vend”, ka saktësuar zonja Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …