Gjenerali i NATO-s, James Foggo foli për çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Sot në ceremoninë e ndërrimit të komandave të KFOR-it, në radhët e pjestarëve të KFOR-it të cilët ishin renditur nga të gjitha kombet, mungonte FSK. Gjenerali Foggo u deklarua edhe për transformimin e FSK-së. “Sa i përket transformimit është një diskutim i vazhdueshëm, janë bërë disa vizita të palëve kryesore edhe jashtë Kosovës, kjo ka qenë një lloj ngarkese për shkak se kërkohen ndryshimet kushtetuese. FSK është shumë profesionale kam qenë edhe i kam vizitu të gjitha kazermat. Merr deri në 10 vjet për të bërë ushtri, nuk mund të bëhet një ushtri brenda natës. Ne kemi këtu 4 mijë pjesëtarë të KFOR-it , do të thotë se kemi një përkushtim ndaj tyre dhe duhet të ketë buxhet për të mbajtur”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …