Gjenerali serb, Millan Mojsilloviq, mohon akuzat e autoriteteve të vendit tonë se Serbia, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës

Gjenerali serb, Millan Mojsilloviq, mohon akuzat e autoriteteve të vendit tonë se Serbia, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, i ka mohuar akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës. Ai ka thënë se Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra. I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, ka thënë Mojsilloviq në një konferencë për gazetarët në Beograd. Ministri Sveçla, ka thënë të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se është e përfshirë në këtë sulm, të cilin autoritetet kosovare e cilësuan si akt terrorist. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq.  Mojsilloviqi e ka mohuar se Radoiçiqi ka marrë pjesë në stërvitje në bazën ushtarake,  afër Jagodinës, në Serbinë qendrore.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …