Tetori rozë, me aktivitete të shumta sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt, në bashkëpunim edhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, gjatë ditës së sotme kanë filluar aktivitetet sensibilizuese kundër kancerit të gjirit. Aktivitetit i parë është mbajtur sot tek mamografi kryesor i kësaj qendre, ku është bërë thirrje që të gjitha gratë duhet të bëjnë mamografinë. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, ka thënë se përgjatë këtij muaji parashihet të mbahen aktivitete të shumta sensibilzuese në mënyrë që të gjitha gratë pas moshës 40 vjeçare të bëjnë edhe mamografinë. Të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar edhe drejtoresha e QKMF-së Nadire Imeri, i cili ka thënë se edhe spitali ofron shërbim falas për gratë që duan të bëjnë mamografinë. Ndërsa Xhevdet Haxhidema, shef i sektorit të diagnostikës, ka thënë se brenda ditës kryhen rreth 8 mamografi, ndërkaq sipas tij,  mund të kryhen edhe më shumë mamografi, por problem me vete është  se është vetëm një radiolog. E nga ana tjetër edhe kryesuesja e grupit të grave të Kuvendit të Komunës, Mimoza Sojeva-Pajaziti, ka thënë se do të përkrah të gjitha aktivitete që do të zhvillohen gjatë këtij muaji. U bë ë ditur se aktivitete për këtë muaj do të mbahen nëpër shkollat e qytetit të Ferizajt, ndërsa me datën 12 tetor do të mbahet një ligjëratë me Dr. Drita Demiri, specialiste e mjekësisë familjare, Dr. Ilir Kurtishi –onkolog,  Dr. Bedri Osmani-kirurg torkal si dhe dr, Mirasad Ukshini-kirurg onkolog.

May be an image of 7 people, hospital and text

Kontrolloni gjithashtu

Diskutimi për Buxhetimin Gjinor në Komunën e Deçanit

Sot, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, së bashku me z. Visar Gjakova, …