Gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Bruksel

Gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Bruksel

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama nga data 11-14 dhjetor, qëndroi për një vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë qëndrimit, Ai u takua me përfaqësues ushtarak të SHBA, Shqipërisë dhe Kroacisë, etj., si dhe kryesuesin e komitetit ushtarak të NATO-s.  Gjeneral Rama diplomatët ushtarak i ka njoftuar për të arriturat, sukseset dhe profesionalizimin dhe avancimin e FSK-së, dhe nga të gjitha takimet mori mbështetje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për ngritjen dhe avancimin e nivelit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pati takime të veçanta me Misionin e SHBA-ve  në NATO, me Komitetin e Politikave dhe planeve nga vendet anëtare të Quintit, si dhe përfaqësues të disa vendeve anëtare të NATO-s. Gjithashtu, gjenerallejtënant Rrahman Rama zhvilloi takim edhe me gjenerallejtënant Wiermann, përfaqësues ushtarak në NATO nga Republika Federale e Gjermanisë, si dhe me gjenerallejtënant Andrej Falkowski, përfaqësues ushtarak në NATO nga Republika e Polonisë. Komandanti i FSK-së, takim të veçantë zhvilloi edhe me gjenerallejtënant Mate Paden, përfaqësues ushtarak në NATO dhe Bashkim Evropian nga Republika e Kroacisë si dhe me kryesuesin e Komitetit ushtarak të NATO-s, gjeneralin me katër yje, Pavel, etj. Vlen të theksohet se gjatë vizitës së Komandantit të FSK-së, në Bruksel, delegacioni i FSK-së u prit edhe nga gjeneral major Qemal Shkurti dhe kolonel Idriz Haxhijaj, përfaqësues të Shqipërisë në NATO.  Në të gjitha takimet, gjenerallejtënant Rrahman Rama ishte i shoqëruar nga përfaqësuesi i misionit diplomatik të Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, atasheu i FSK për vendet e Beneluksit, nënkolonel Ahmet Ajeti si dhe këshilltari ushtarak, major Berat Shala. Në të gjitha takimet, gjeneral Rama i njoftoj ushtarakët për zhvillimin, të arriturat

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …